7 Tetori do jetë një datë historike për Izraelin, që dëshmoi se ky shtet nuk është i pathyeshëm. Dy të mbijetuar të masakrës janë zhvendosur në Tel Aviv. Hai Cohen dhe Noam Kenner të tronditur mezi mbajnë lotët kur kujtojnë sulmin, shkruan “Skynews“.
“Rreth orës 6.30 të mëngjesit pamë raketa që hidheshin nga lart, muzika ndaloi dhe dëgjuamk sirenat e alarmit. Njëherë menduam se ishin raketat e bombardimeve të zakonshme në zonat aty pranë, por ishte diçka më serioze. Vrapuam drejt makinës për të shpëtuar. I kam dhënë makinës shumë shpejt”, thotë Hai, 31 vjeç.
Noam thotë se sulmi ishte planifikuar në ditën e festivalit në mënyrë që të kishte më shumë humbje në njerëz. “Dëgjova të shtëna, pashë Jeep-at e terroristëve. Kishte shumë makina, u krijua trafik dhe asnjëri nuk kishte si të dilte prej aty”, tha 22-vjeçarja.
Hai mori një vendim që me gjasë u shpëtoi jetën, në vend që të prisnin në bllokimin e trafikut, ata vendosën se ishte më mirë të kalonin nëpër fusha në drejtim të kundërt.
“Më dukej sikur po kaloja nëpër plumba, më fishkëllenin te veshi, gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar. Sulmet ishin në anën e majtë të rrugës kryesore, dhe ne menduam të ikim 300 metra nga e djathta”, thotë Noam.
Gaza në zjarr! A do ta ndryshojë një sulm tokësor Lindjen e Mesme?









