-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk mund të largohem, kam familjen këtu”, banorët në luftë rrëfejnë tmerrin që po jetojnë

Kryesoret

Prej disa ditësh tashmë mes Izraelit dhe grupit të Hamasit po zhvillohen luftime ku përdorimi i armëve, raketave dhe robërimi ka rënë i tëri “mbi kurrizin” e njerëzve të pafajshëm.

Të shumta janë rrëfimet e trishta që mbërrijnë nga vendi ku po zhvillohen ngjarjet përmes mediave ndërkombëtare.

I tillë ka qenë edhe rrëfimi i Valeria Goldenberg, një 26-vjeçare nga qyteti i Ashkelonit në Izrael, sipas BBC.

26-vjeçarja e gjendur në një “strehimohe” të improvizuar rrëfen se të shoqin e ka të punësuar në spital dhe nuk mund të largohet.

Gjithashtu ajo nuk e ka konsideruar opsionin e largimit pasi edhe familja e saj ndodhet atje, por shpreson që kjo situatë të përfundojë shpejt.

“Nuk ishte një opsion për t’u larguar. Unë kam prindër këtu në Ashkelon dhe im shoq punon në spital dhe nuk mund të largohet,” thotë ajo.

“Sinqerisht, nuk kam fjalë të mjaftueshme për të thënë, por ne të gjithë shpresojmë se do të përfundojë së shpejti,” shtoi 26-vjeçarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit