-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shiten edhe biletat e fundit për kombëtaren

Kryesoret

Vetëm pak minuta mjaftuan për shitjen e biletave të fundit të ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se mesditën e kësaj të marte do të nxirrte në shitje biletat, që fillimisht ishin rezervuar për çekët. Në total, bëhej fjalë për 2500 vende në tribunën jugore, pas portës.

Por, duke qenë se federata homologe njoftoi se do të shfrytëzonte vetëm një pjesë të biletave, atëherë për tifozët shqiptarë u nxorën në shitje biletat e tribunave nga V101 deri në V103, për një total prej 1139.

Radha “online” ishte e gjatë. Një pjesë e tifozëve fatlumë arritën të siguronin vende në stadium për ndeshjen me Çekinë, por misioni nuk ishte i thjeshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit