-sidi education-spot_img
17.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

510 milionë Lekë shpenzime për pritjen e liderëve të BE-së në Tiranë

Kryesoret

Samiti i procesit të Berlinit do i kushtojë Shqipërisë 510 milionë lekë. Qeveria ka firmosur një vendim për miratuar shumën që do të shpenzohet. Vendimi është botuar në fletoren zyrtare. Fondi kalon në buxhetin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit

VENDIM Nr. 569, datë 6.10.2023

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT NË TIRANË TË SAMITIT TË PROCESIT TË BERLINIT, DATË 16 TETOR 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, mepropozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

  1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023.
  2. Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit