-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka më kthim pas, Hazard lë përfundimisht futbollin: Shihemi jashtë fushe miq!

Kryesoret

Ylli belg, Eden Hazard për mes një postimi në llogarinë  e tij në Instagram ka darë një  lajm të papritur për të gjithë tifozët e tij.

Hazar mesa duket ka marrë vendimin për tu larguar nga futbolli përfundimisht në moshën 32-vjeçare.

Pas 16 vitesh si lojtar profesionist Hazard dhe pas eksperiencave me ekipe të mëdha si Real Madrid dhe Chelsea vendosi t’i përkushtohej familjes më shumë duke e mbyllur etapën e tij në futboll.

“Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist.

Unë arrita të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha në mbarë botën.

Gjatë karrierës sime kam pasur fatin të takoj menaxherë, trajnerë dhe shokë të mirë të skuadrës, faleminderit të gjithëve për këto kohë të mrekullueshme, do të më mungosh të gjithëve.

Gjithashtu dua të falënderoj klubet për të cilat kam luajtur: LOSC, Chelsea dhe Real Madrid dhe falenderoj RBFA për përzgjedhjen time belge.

Një falenderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qenë pranë në kohë të mira dhe të këqija.

Së fundi, një falenderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur.

Tani është koha për të shijuar kohen me të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja.

Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi,” shkruan Hazard.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit