13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Sulmi në veri tregoi se dialogu prej 11 vitesh nuk ka përparuar

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bsilimi është shprehur së fundmi se sulmi terrorist në Banjskë ka shpalosur se dialogu prej 11 vitesh me Serbinë nuk kanë përparuar

“Akti i agresionit në Banjskë ka ngritur vëmendjen si në Kosovë ashtu edhe tek vendet ndërkombëtare. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë pas 11 vitesh dialog nuk kanë përparuar, por kemi një ftohje të theksuar”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri shtoi se që nga paslufta në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka shfrytëzuar situatën në veri të Kosovës.

“Vuçiç ka konsoliduar grupe kriminale në të dy anët e kufirit në krye të së cilëve qëndron Radoiçiçi dhe Veselenoviçi. Madje falë këtyre grupeve kriminale ata siç duke kanë përfituar shifra shumë milionëshe duke përdorur veriun për trafikim droge, dhe ne kemi raste ku kemi gjetur laboratorët e drogës si rezultat i operacioneve të suksesshme të Policisë së Kosovës”, shtoi ai.

Bislimi tha se veprimet e këtij grupi kriminel kanë qenë jashtëzakonisht agresive. Ai ka shtuar se faktet për sulmin në Banjskë janë të pamohueshme.

“U pa se Vuçiçi dhe Radoiçiçi ishin pas këtij agresioni. Ne thërrasim Serbinë që të heq dorë, por duhet të jemi të përgatitur se Serbia nuk do ta bëjë këtë dhe duhet të dimë se ky nuk është akti i parë i tillë, e nuk do të jetë as i fundit”, përfundoi zëvendëskryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit