Modelja e njohur Gigi Hadid, e cila nga ana e babit të saj ka origjinë palestineze, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për luftën mes Izraelit dhe Palestinës që ka nisur prej ditës së shtunë, datë 7 Tetor.
Në një shkrim të gjatë kushtuar konflikteve të përgjakshme mes palëve, modelja është shprehur kundër sulmeve të Hamasit, teksa shtoi se terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje dhe nuk i bën asnjë të mirë lëvizjes “Palestinë e Lirë”.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e pajustifikueshme dhe çdo ditë që jetë të pafajshme merren nga ky konflikt shumë prej të cilëve janë fëmijë. Kam ndjeshmëri të thellë dhe zemërthyer për luftën palestineze dhe jetën nën okupim, është një përgjegjësi që e mbaj çdo ditë.
Ndjej gjithashtu një përgjegjësi ndaj miqve të mi hebrenj për ta bërë të qartë, siç e kam bërë më parë: Ndërsa kam shpresa dhe ëndrra për palestinezët, asnjëra prej tyre nuk përfshin dëmin e një personi hebre.
Terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje dhe nuk i bën asnjë të mirë lëvizjes ‘Palestina e Lirë’.
Ideja që e bën këtë ka nxitur një cikël të dhimbshëm, të gjatë dekadash të hakmarrjes (të cilat asnjë civil i pafajshëm, palestinez apo izraelit, nuk e meriton të jetë viktimë) dhe ndihmon në përjetësimin e idesë së rreme se të qenit pro-palestinez = antisemitik. Nëse jeni të lënduar ndërsa ndaj ngushëllimet e mia sot me të dashurit e mi, palestinezë dhe hebrenj, unë po ju dërgoj dashurinë dhe forcën time kushdo dhe kudo që jeni,” shkruan Hadid ndër të tjera.
View this post on Instagram