Nesër në mbrëmje do të luhet ndeshja e radhës e kombëtares sonë e vlefshme për kualifikueset Euro 2024, kundër përfaqësueses çeke.
Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme dhe përcaktuese për fatin e kombëtares drejt kampionatit europian.
Në herën tonë të parë në vitin 20216, kombëtarja u shoqërua në rrugëtimi e saj europian me thirrjet “Me plis për Paris”.
E mesa duket Federata Shqiptare e Futbollit, e ka parë si një thirrje “fatsjellëse” pasi vetëm pak orë para ndeshjes duket se do t’i rikthejë tifozët te plisi e këtë herë për në Berlin.
FSHF, në kuadër të përgatitjeve për përballjen e mbrëmjes të së enjtes ndaj Çekisë ka vendosur nga një plis në çdo stol të “Air Albania”, duke e “shndërruar” slloganin nga “Me plis për Paris”, në “Me plis për Berlin”.