-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pekini dënon sulmet e Hamasit pas trysnisë nga senatori amerikan

Kryesoret

Pasi u vu nën trysni nga kreu i shumicës në Senat, Chuck Schumer, Pekini dënoi sulmet e kryera nga Hamasi në Izrael, por pa e përmendur Hamasin.

Në deklaratën e fundit të Ministrisë së Jashtme, Kina dënoi “dhunën dhe sulmet ndaj civilëve” dhe tha se “më urgjente tani, është armëpushimi dhe rivendosja e paqes”.

Deklarata e lëshuar të hënën, erdhi pasi demokrati Schumer i shprehu zhgënjimin e tij udhëheqësit kinez Xi Jinping mbi deklaratën e mëparshme të Kinës ku bëhej thirrje vetëm për pëmbajtje.

“Bisedova me Presidentin Xi mbi mizoritë që po kryhen kundër Izraelit dhe nevojën që bota të jetë e bashkuar kundër terrorrizimit dhe bashkë krah popullit izraelit. I kërkova në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentit Xi që ministria e Jashtme të forconte deklaratën e saj, dhe e bënë,” tha zoti Schumer përmes një deklarate të hënën.

Megjithatë, në konferencën e zakontë për shtyp të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze nuk e përmendi emrin e Hamasit dhe refuzoi t’i cilësone sulmet e ndërmarra nga militantët si një akt terrorizmi.

Vetëm ambasada kineze në Izrael e ka përmendur Hamasin dhe i ka etiketuar militantët “terroristë” kur tha se një grua e re me origjinë izraelito-kineze ishte midis pengjeve të kapur nga luftëtarët e Hamasit, sipas Associated Press.

“Noa u rrëmbye nga terroristët e Hamasit ndërsa ndiqte një festival muzikor në Izraelin jugor. Ajo u tërhoq zvarrë nga Izraeli në Gaza,” thuhej në një deklaratë e ambasadës. “Ajo është një vajzë, një motër dhe një shoqe”.

Analistët besojnë se Kina e shmang dënimin në mënyrë të drejtpërdrejtë të Hamasit për të ruajtur ndikimin në vendet në zhvillim./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit