-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet afati i aplikimeve për në Akademinë e Sigurisë

Kryesoret

Policia e Shteti ka njoftuar sot se është shtyrë data për afatin e aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë deri më 31 tetor të këtij viti.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë.

Policia e shteti po ashtu thotë se qëllimi i shtyrje së afatit të aplikimeve është dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë që të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

“Shtyhet deri më datë 31.10.2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë.

Qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve, dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke qenë së kërkesat e adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, kanë qenë të shumta.

Gjithashtu, ju informojmë se aplikimet e kryera deri tani, janë të vlefshme.

Për më shumë informacione mbi procedurën dhe mbi kriteret që duhet të plotësohen, të interesuarit duhet të paraqiten në drejtorinë vendore të Policisë, ku kanë vendbanimin,” shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit