24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK sekuestron “Royal Blue” të nipit të Gëzim Çelës, makina, gomone e miliona

Kryesoret

SPAK njofton se ka sekuestruar 11 pasuri të grupit të baronit të drogës, Gëzim Çela që është në kërkim. Shoqëria “Royal Blue” në pronësi të Nerim Çelës, nipit të baronit, katër makina luksoze, katër gomone dhe miliona Lekë, por edhe valutë të huaj janë sekuestruar. Pasuria që është sekuestruar sipas prokurorisë dyshohet se është e baronit Gëzim Çela dhe trafikantëve të tjerë, që nuk i kanë të regjistruar me emrat e tyre.

SPAK ka marrë në dorë dosjen për të hetuar grupin kriminal që çoi pas hekurave dy zyrtarë të lartë policie, njëri i arrestuar në gusht dhe tjetri pak ditë më parë, shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që akuzohet se ndihmoni Çelën të arratisej. Janë të paktën dy episode të dokumentuara sipas SPAK-ut për trafikun e drogës. Njëri në datë 31 mars pranë Rinasit ku u arrestua Armando Papa me 41 kg heroinë dhe rasti i gushtit ku do të shkëmbehej kokainë me kanabis në det pranë Lagunës.

së Patokut.

Pronat e sekuestruara;

  1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;
  2. Automjet i markës Volkswagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;
  3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;
  4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;
  5. Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;
  6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;
  7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;
  8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;
  9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;
  10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;
  11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit