Policia e Kosovës ditën e sotme ka kryer tre bastisje në veri të vendit në lidhje me sulmin e 24 shtatorit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani. Ai ka bërë të ditur se bastisjet po kryhen në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.
Ai tha se bastisjet kanë përfunduar ndërsa nuk dha detaje nëse është gjetur ndonjë dëshmi.
Autoritet e Kosovës që prej 24 shtatorit të sulmit në Banjskë janë në aksion dhe në hetime për zbardhjen e detaje të reja dhe të autorëve që organizuan një agresion të rëndë ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.