Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 4000 njerëz. Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi ra orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 km në veri të qytetit të Heratit.
Më shumë se 100 njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa shumë njerëz ishin duke fjetur në ambient të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga tërmeti i së shtunës.
Një grua tha se ajo u zgjua duke bërtitur dhe doli me vrap nga shtëpia e saj. “Isha në gjumin më të thellë sepse nuk kisha fjetur ditët më parë. Nuk jam ndjerë kurrë kaq afër vdekjes”, tha ajo, duke shtuar se vrapoi zbathur në periferi të qytetit, ku shumë prej tyre kanë fjetur në çadra që nga tërmeti i parë, shkruan BBC.