-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Shqipëria të përshtasë ligjet e sigurisë kibernetike me direktivën e re të BE-së

Kryesoret

Qeverisja kibernetike e Shqipërisë gjendet përballë sfidash të shumta, pas sulmeve që pësoi një vit më parë nga operatorë të mbështetur nga Irani.

Ekspertë të kësaj fushe vlerësojnë se Shqipëria ka përshtatur pjesërisht rekomandimet e Bashkimit Europian sa i takon sigurisë kibernetike.

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot një studim mbi Sfidat e qeverisjes kibernetike në Shqaipëri.

Autorët theksojnë se sulmet kibernetike dëshmuan që, Shqipëria ka ende shumë punë me përshtatjen e rekomandimeve të reja të BE-së të vitit 2022, me parandalimin e rreziqeve kibernetike dhe zhvillimin e sistemeve te sigurisë.

Rekomandimet e BE-së për sigurinë kibernetike Shqipëria i ka përshtatur vetëm pjesërisht, e ndërkohë BE-ja ka nxjerrë një paketë të re rekomandimesh në vitin 2022.

Shqipëria po përgatit një projektligj krejt të ri për sigurinë kibernetike, i cili pritet të të zëvendësojë ligjin ekzistues.

Ndërkohë sulmet kibernetike ndaj infastrukturës digjitale të Shqipërisë, nxitur dhe mbështetur nga Irani, nisën 15 muaj më parë dhe kanë vazhduar të shtohen dhe të bëhen më të vështira për t’u përballuar, pohuan autoritetet në mbledhje për sigurinë kombëtare.

Autorja e studimit, Ilvana Dedja, thotë se qeverisja kibernetike e vendit është e paqartë tani në nivel të përgjithshëm, disa institucione publike, private dhe biznese nuk ndërlidhen apo nuk ndërveprojnë për të rritur sigurinë, dhe projektligji i ri që përpiqet të rritë bashkëpunimin e agjencive të specializuara./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit