-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: E vërteta ime për Kosovën! Kronika e zezë ishte paralajmëruar

Kryesoret

Parlamenti i Shqipërisë po diskuton sot rezolutën për Kosovën për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë. Kryeministri Edi Rama mori fjalën duke deklaruar se do të thotë të vërtetën e tij për Kosovën pas akuzave të opozitës për reagim të butë dhe që nuk e përmendi Serbinë dhe Presidentin e saj. “Lajmi i vrasjes së efektivit ishte si një bombë”-tha Rama duke shtuar se “ishte si kronika e zezë e një kronike të paralajmëruar”.

Ky është rasti për mua që t’i shtjelloj gjerësisht të vërtetat e mia për Kosovën në udhëkryqin mes të shkuarës dhe të ardhmes duke u nisur nga agresioni kriminal i Banjkës. Ai i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ia nguli më fortë se asnjëherë në fyt procesit të dialogut dhe shtetnjohjes përfundimtare të Kosovës.

Shfaqja me armë dhe uniforma ushtarake në frymën e ngarkuar të ekstremizmit dhe nacionalizimit serb dhe thasët e financimeve kriminale të veriut ishte si kronika e zezë e një kronike të paralajmëruar.

Lajmi i vrasjes së efektivit ishte si një bombë që shpërtheu me forcën e një sinjali pa ekuivok të përshkallëzimit të konfliktit në atë skenë. Ngujimi i kriminelëve serbë në një manastir ishte ftesë për ta çuar konfliktin pa kthim.

Fundi i ngjarjes ishte shembullor falë policisë së Kosovës që nuk ranë në kurthin e ngritur, që e neutralizuan rrezikuan e konfliktit duke u përgjigjur në mënyrën më të mirë dhe të drejtë provokimit kriminal serb.

Shpallja e zisë kombëtare nga Beogradi për kriminelët e eliminuar nga Policia e Kosovës ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës që bashkëjeton me Serbinë që nga disfata finale e 1999-tës në Kosovë, si hija që e ndjek kudo njeriun sapo del drita” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit