Foto ilustruese
Një 29-vjeçar, Fatjon Ukaj ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ai dyshohet se është bashkëpunëtor me disa persona të tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni, të cilët ishin organizuar si grup kriminal.
Sipas policisë, kundrejt pagesave 3500-5000 euro që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave, transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.
I riu ka qenë kursant në Akademinë e Sigurisë për Patrullën e Përgjithshme.