-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke: Mitsotakis shkon në Tiranë! Një ditë më pas gjyqi për Belerin

Kryesoret

Mediat greke njoftojnë se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e hënë do të vijë në Tiranë. Kreu i ekzekutivit grek nuk e ftoi homologun e tij në një takim informal në datën 21 gusht me liderët e Ballkanit Perëndimor për shkak të tensioneve për arrestimin e Fredi Belerit.

Por duket se “gjakrat” janë ulur paksa. Të hënën në Tiranë do të zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit dhe Mitsotakis ka pranuar që të vijë në Shqipëri. Nuk ka dyshim që në fjalën e tij nuk do të ketë mesazhe direkte për lirimin e Fredi Belerit.

Tanea” shkruan sot se gjyqi për Belerin u shty për 17 tetor, në orën 14:00 “një ditë pas vizitës së Kyriakos Mitsotakis në Tiranë, i cili do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili drejtohet nga Shqipëria”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit