-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngërçi për kreun e ardhshëm të Dhomës së Përfaqësuesve

Kryesoret

Republikanët zgjodhën të premten ligjvënësin konservator Jim Jordan, si kandidat për postin kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve.

Jordan i duhet një mbështetje shumë më e gjerë nga ajo që i bëri të mundur emërimin nga kolegët e tij republikanë me 124 vota pro dhe 81 kundër.

Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në ngërç. Ajo nuk mund të miratojë legjislacion për të dërguar ndihma për Izraelin apo Ukrainën, deri në një votim të plotë javën e ardhshme për të vendosur nëse republikani Jim Jordan do të marrë postin e kryetarit.

“Mendoj se mund ta unifikoj partinë. Mund t’i tregoj vendit se çfarë po bëjmë dhe pse ka rëndësi për ta,” tha ligjvënësi Jim Jordan.

Republikanët votuan 124-81 në favor të zotit Jordan, duke i dhënë atij shansin për të bindur të 217 anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që ta votojnë atë në postin e kryetarit.

“Problemi është se ajo që kënaq njërin, nuk e kënaq tjetrin, dhe premtimet e bëra për njërën palë mund të shqetësojnë palën tjetër brenda partisë. Prandaj kemi gjithmonë një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për zgjedhjen e kryetarit edhe pse tashmë kemi një kryetar të shkarkuar nga posti,” thotë për Zërin e Amerikës Casey Burgat, me Universitetin George Washington.

Në mandatin e tij të nëntë, ligjvënësi Jim Jordan njihet për hetimet ndaj administratës së Presidentit Biden. Ai fitoi mbështetjen e zotit Kevin McCarthy, i cili u shkarkua nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve përmes një votimi historik.

“Mendoj se Jim Jordan mund të bëjë një punë të shkëlqyer,” u shpreh zoti McCarthy para votimit të së premtes./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit