-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sylvinho godet me Shqipërinë, ëndërrohet botërori”, në Spanjë, jehonë trajnerit të kombëtares

Kryesoret

Shqipëria ka ndërruar fytyrë së fundmi dhe kuqezinjtë tashmë e shikojnë veten fare pranë Europianit.

Padyshim, një meritë për këtë e ka edhe trajneri Sylvinho. Në Spanjë, “Diario AS” i kushton një artikull teknikut brazilian.

“Sylvinho godet me Shqipërinë,” shkruan në titull Shefi i sektorit ndërkombëtar të kësaj gazetë, Pablo Fuentenebro.

Në artikull përmend pothuajse gjithçka, që nga ndryshimet e shumta, ndihmën që po jepet edhe nga stafi, deri te mundësitë për t’u kualifikuar në një kampionat botëror.

“Shqipëria është gati të shkruajë histori dhe për këtë ka merita trajneri brazilian Sylvinho. Në vetëm gjashtë ndeshje, ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës shqiptare dhe ëndrra për të shkuar në Euro 2024 në Gjermani është një hap larg.

Trajneri brazilian ka një mundësi për ta rikthyer Shqipërinë në një Europian, që do të ishte pjesëmarrja e dytë e saj pas Kampionatit Evropian 2016.

Një arritje historike për vendin ballkanik. Një moment historik vendimtar për Shqipërinë, e cila ëndërron të jetë në një kampionat botëror,” janë vetëm disa rreshtat e artikullit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit