Më shumë se 700 fëmijë janë vrarë në Gaza dhe 2,450 të tjerë janë plagosur që nga e shtuna e kaluar, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.
“Sipas raporteve të fundit nga autoritetet lokale shëndetësore dhe media, të paktën 2,215 palestinezë raportohet se u vranë, duke përfshirë mbi 700 fëmijë, dhe më shumë se 8,714 njerëz të plagosur, duke përfshirë më shumë se 2,450 fëmijë,” tha zëdhënësja e UNICEF-it Sara Al Hattab për CNN.
Shifrat janë një përditësim i deklaratës së UNICEF-it të së premtes , ku u tha se “qindra dhe qindra fëmijë janë vrarë dhe plagosur,” duke vënë në dukje se numri rritet çdo orë.
“Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet. Imazhet dhe historitë janë të qarta: fëmijë me djegie të tmerrshme, plagë mortajash dhe gjymtyrë të humbura. Dhe spitalet janë krejtësisht të mbingarkuar për t’i trajtuar,” tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.