Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Mësohet se mjeti me drejtues 24-vjeçarin me inicialet E. I., banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur këmbësorin 77-vjeçar me inicialet M. P., banues në Omaraj, Malësi e Madhe.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.