Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet E. A. (Gj)., pasi kishte vjedhur në një banesë, shuma parash dhe sende me vlerë. 28-vjeçari kishte qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjithashtu u peocedua një 49-vjeçar me inicialet Sh. P., banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi 28-vjeçari dyshohet se pas vjedhjes ka blerë me atë para një celular në dyqanin e 49-vjeçarit.
Veprimi i policisë erdhi pas kallëzimit të marrë nga një 42-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë.
Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.
Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.