-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Rama ka afruar gjithë Europën në Tiranë

Kryesoret

Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur tashmë në pritjen e liderëve në tapetin e kuq para kryeministrisë.

Ndërsa u prit në kryeministri nga homologu shqiptar Edi Rama, Abazovic foli shkurtimisht për mediat.

Ai e konsideron mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit, një shenjë shumë të mirë dhe tha se Rama e ka afruar Europën në Tiranë po ashtu edhe Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është shenjë shumë e mirë, kryeministri Rama ka afruar gjithë Europën në Tiranë, edhe në Ballkanin Perëndimor, është një shenjë shumë e mire,” tha Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit