Ditën e sotme janë arrestuar katër persona në Pejë pasi dyshohet se janë në një konflikt i cili përfundoi edhe me përleshje fizike për shkaku të një borxhi të mëparshëm.
Si pasojë e përleshjes një prej të përfshirëve në konflikt ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit në Pejë për tretman mjekësor.
“Gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se njёri nga tё dyshuarit posedon armë, e njëjta ёshtё sekuestruar nga policia”, njoftoi policia e Pejës.
Po ashtu bëhet e ditur se tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit anё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.