Ditën e sotme Tirana pret liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.
Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, zhvilloi edhe një komunikim të shkurtër për mediat teksa mbërriti në Kryeministri.
Ai u shpreh se ky Samit është i rëndësishme dhe ka për qëllim bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Ky Samit është thelbësor për Ballkanin Perëndimor për të bashkëpunuar,” tha ndër të tjera Michel.