-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shfaqja, thelbi dhe hija e Gazës mbi Procesin e Berlinit në Tiranë

Kryesoret

Tirana ditën e sotme ishte “kryeqyteti” i Europës. Liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit zbarkuan në Shqipëri për samitin e Procesit të Berlinit. Ky samit kishte brenda thelbin dhe shfaqen. Larg fjalimeve të gjata, kryeministri Edi Rama vendosi që të surprizonte miqtë europianë dhe ballkanas.

Hapjen e samitit e bëri koreografia e thurur mjeshtërisht nga koreografi Anxhelo Perlocaj. Më pas vjen një pikturë e piktorit italian Guido Reni “Rrëmbimi i Evropës”. Mikpritësi kishte disa mesazhe në shpjegimin që i bëri pikturës përpara miqve, por duket se kjo ishte edhe një “shuplakë” e sofistikuar.

Por çfarë do të thotë kjo? Kush mund ta rrëmbejë Europën? Gjëja e parë që të vjen në mendje, referuar aktualitetit është fakti që për momentin Europa nëse nuk lëviz mund të rikthehet tek e kaluara. Ndoshta ky është rreziku më i madh.

Dhe më pas një dokumentar që rrëfen rrugëtimin e vështirë të Shqipërisë deri në ditët e sotme në Piramidën e diktatorit Hoxha, që tashmë është transformuar duke pritur sikur tha Rama, armiqtë e tij. Shfaqja u mbyll me këngë e valle të grupeve të minoriteteve në Shqipëri.

Ndoshta për t’u treguar europianëve realitetin tjetër nga ai që Greqia ka dërguar në Bruksel. Tani kalojmë tek thelbi. Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë erdhi në një moment ku pritej që të dominohej nga ndikimi në Ballkan i agresionit rus në Ukrainë, por edhe sulmi në Banjskë në 24 shtator në Kosovë.

Por ajo që po ndodh në Izrael ktheu “përmbys” axhendën. Hija e këtij konflikti u duk qartë në këtë samit për Ballkanin por sytë ishin në Lindjen e Mesme. Një pjesë e liderëve duket se e kishin mendjen tek ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Presidentja e KE-së sapo u kthye nga Izraeli, ku vrapoi drejt bunkerit për t’u shpëtuar raketave, Scholz po përgatitet për një vizitë nesër në Tel Aviv, Macron shtyu me disa orë vizitën për shkak se Franca po “importon” tensionet e Gazës, ndërsa kryeministri spanjoll u shpreh nga Tirana se “zgjidhja e konfliktit është njohja e dy shteteve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit