-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shkrihen akujt” për Belerin, Mitsotakis vjen në Tiranë

Kryesoret

Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm sot në samit dhe mediat greke kanë shkruar edhe rreth çështjeve që ai pritet të ngre në Tiranë.

Sipas mediave në vendin fqinj, Mitsotakis pritet të përsërisë se refuzimi i autoriteteve shqiptare për të lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri të bëjë betimin në kundërshtim me prezumimin e pafajësisë dhe refuzimi i kërkesës së tij përbën një devijim nga Rregullat evropiane të së drejtës .

“Kryeministri e kishte bërë të qartë se rasti i Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë,” shkruajnë mediat greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit