Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për 6 nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Fazat” 3 ditë më parë.
Arrest në burg u vendos për Daniel Sinon, Fatmir Kapajn, Shani Pirron, Emilian Sinën, Ardian Temën, Ledion Kociun.
Ndërsa për kursantin e policisë, Fatjon Uka, por edhe për Rexhina Ukën dhe Etleva Pirron u la masa “detyrim paraqitjeje”.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona trafikonin emigrantë nga vendet e arabe drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Operacioni u zhvillua për 6 muaj nga policia, në bashkëpunim me Prokurorinë.
“5 mijë Euro për në BE-në”! Kursanti i policisë kapet me makinën me emigrantë