Presidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë të mërkurën Izraelin dhe Jordaninë. Biden do takohet me Mbretin Abdallah dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen në Jordani, ndërsa në Izrael do takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Vizitën e Biden e konfirmoi ditën e djeshme sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në fund të takimit në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Netanyahu, i cili zgjati shtatë orë e gjysmë.
“Presidenti Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën. Presidenti do të riafirmojë solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Izraelin dhe angazhimin tonë të hekurt për sigurinë e tij,” tha Blinken.