Rruga ekstreme. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi sot pas mbledhjes ku ishte i pranishëm edhe Sali Berisha se opozita do të bllokojë parlamentit për shkak se shumica socialiste nuk lejoi ngritjen e tre komisioneve hetimore. Gjithashtu, Bardhi tha se opozitës iu mohua e drejta për të pasur anëtarët që dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore.
“Në cilësinë time si kryetar grupi i PD-së dua të apeloj që shumica t’i kthehet rrugës normale të parlamentit, nuk është vullneti jonë të bllokojmë punën e parlamentit. Vendimmarrja e Ramës po i çon deputetët e opozitës në vendime ekstreme. Por nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do të marrësh pas edhe pasojat, funksionimin normal të parlamentit. Vendimmarrja e deputetëve ka qenë që sa kohë opozita nuk ushtron të drejtat e veta edhe shumica nuk do të lejohet të ushtrojë të drejtat e saj” tha Bardhi.