-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesa e karburantit, spitali në Gaza pezulloi shumicën e shërbimeve

Kryesoret

Kohët janë dramatike për mjekët dhe infermierët në Gaza me mungesën e karburantit duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë punën e tyre për trajtimin e mijëra të plagosurve.

Në këtë situatë, një spital është detyruar të ndërpresë sot një pjesë të funksionimit të tij për shkak të mungesës së karburantit.

Spitali Turk i Miqësisë – i cili strehon njësinë e vetme onkologjike të Gazës – do të ndaloi shumicën e shërbimeve të tij.  Pjesa tjetër e spitalit do të mbyllet brenda 48 orëve.

Më herët sot, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi se të gjithë spitalet në Gaza do të mbarojnë karburant brenda 24 orëve.

Objektet shëndetësore tashmë mbështeten në gjeneratorët rezervë dhe një ndërprerje do të rrezikonte jetën e mijëra pacientëve.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve dhe furnizuesve të karburantit dhe naftës në Rripin e Gazës që t’i kontaktojnë ata për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të atyre që trajtohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit