-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç mbërrit dje, Putin nis sot vizitën në Kinë

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur në Pekin më 17 tetor, vizitë që vë në pah mbështetjen e Kinës për Moskën gjatë luftës së saj kundër Ukrainës, si dhe mbështetjen ruse për përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin ekonomik dhe diplomatik jashtë vendit.

Të dy shtetet kanë krijuar një aleancë joformale kundër Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera demokratike, aleancë që tani është ndërlikuar për shkak të luftës Izrael-Hamas.

Kina ka synuar që të ketë balancë në raportet e saj me Izraelin kundër marrëdhënieve të saj me Iranin dhe Sirinë, dy shtete që fuqishëm e mbështesin Rusinë.

Me këtë të fundit, Kina ka lidhur raporte për arsye ekonomike, por edhe për të sfiduar ndikimin e Uashingtonit në Lindje të Mesme.

Vizita e Putinit në Kinë po bëhet po ashtu për të treguar mbështetje për nismën e presidentit kinez, Xi Jinping. Nisma “Brezi dhe Rruga” përqendrohet në ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e ndikimit të Kinës në botë.

Në një intervistë për median shtetërore kineze, Putin lavdëroi projektet masive, por tërthorazi i lidhi ato me nismën “Brezi dhe Rruga”.

Putin është në mesin e të ftuarve të nivelit të lartë që janë mbledhur në Kinë për të shënuar 10-vjetorin e nismës Brezi dhe Rruga, që është zgjeruar në shtete sikurse Zambia dhe Shri Lanka, të cilat kanë marrë borxhe të mëdha nga Kina për të ndërtuar rrugë, aeroporte dhe projekte të tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka lavdëruar politikën e Kinës për të sjellë zhvillim në zonat e neglizuara./REL

Artikulli i plotë këtu.

Europa mblidhet në Tiranë, Vuçiç shkon në Kinë, takim me Lavrov dhe Xi Jinping, pritet Putin

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit