Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka mbërritur në Izrael në mesin e konfliktit të ashpër që ka shpërthyer që pas sulmeve nga grupi i Hamasit më 7 tetor.
Po ashtu vizita e Biden në Izrael vjen edhe në një kohë protestash pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza, e kur zyrtarët izraelitë dhe palestinezë akuzojnë njëri-tjetrin se kush ishte fajtori.
Zyra e kryeministrit izraelit ka publikuar një transmetim të drejtpërdrejtë të Joe Biden që mbërrin në Tel Aviv.
Me vizitën e tij, Biden kërkon të demonstrojë mbështetje të vendosur për Izraelin, ndërsa ai punon për të eliminuar Hamasin, duke kërkuar gjithashtu mënyra për të lehtësuar vuajtjet humanitare në Gaza.
WATCH LIVE: Prime Minister Benjamin Netanyahu and President Isaac Herzog welcome President of the United States Joe Biden upon his arrival to Israel. https://t.co/S5x2JFtwOr
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) October 18, 2023









