-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoret e njëpasnjëshme, Sylvinho dedikim për shqiptarët: Forca, së bashku jemi më të fortë

Kryesoret

Pas fitores së pestë radhazi e cila u regjistrua mbrëmjen e djeshme pas triumfit kundër Bullgarisë trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka ndarë një mesazh në rrjetin e tij social, Instagram.

Trajneri shkruan se ekipi po kalon një periudhë jashtëzakonisht pozitive. Ai më tej ka shtuar se edhe dy ndeshje kanë ngelur për kualifikimin në “Euro 2024”.

“Së bashku jemi më të fortë,” shkroi braziliani.

Mesazhi i plotë

Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se së bashku jemi më të fortë.

Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial.

Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.

Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit