Kryeministri izraelit ka falenderuar Biden-in për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Izraelit, në konferencën e tyre për shtyp pas mbërritjes së presidentit amerikan në Tel Aviv.
“Dua t’ju falënderoj që erdhët këtu sot dhe për mbështetjen e qartë që i keni dhënë Izraelit gjatë këtyre kohërave të vështira. Mbështetja që pasqyron vullnetin dërrmues të popullit amerikan.
Unë e kam parë çdo ditë mbështetjen tuaj dhe thellësinë dhe gjerësinë e bashkëpunimit që kemi pasur që nga fillimi, një nivel bashkëpunimi që është vërtet i paprecedentë në historinë e aleancës së madhe midis dy kombeve tona.
Ne e kemi parë mbështetjen dhe angazhimin tuaj të palëkundur për t’i siguruar Izraelit mjetet që na nevojiten për t’u mbrojtur. Ne e kemi dëgjuar mesazhin e qartë që ju u keni dërguar armiqve tanë që të mos testojnë vendosmërinë tone,” tha Netanyahu në fjalën e tij.