Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë masën e mbajtjes në paraburgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin i Kuvendit, Kadri Veselin.
Vendimi është marrë nga trupi gjykues dhe është arsyetuar me faktin e rrezikut apo pretendimeve për ndërhyrje në procedurë.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë paraqitur të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.