-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po kurdis? Haradinaj vjen në Tiranë: I kërkova Ramës ndihmë

Kryesoret

Të dy kanë një “armik” politik të përbashkët. Albin Kurtin. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj udhëtoi ditën e sotme për në Tiranë.

Zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe siç shprehet në një postim në Facebook, i kërkoi ndihmë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova” shprehet Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit