Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar me inicialet E. S. pasi akuzohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën.
Mësohet se i riu punonte operator shitjesh në një subjekt privat. Sipas njoftimit të policisë 29-vjeçari pasi orientonte klientët u tregonte që të kryenin pagesat për blerjet në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.