Rishi Sunak dhe Benjamin Netanyahu pas takimit me dyer të mbyllura mbajtën një konferencë për shtyp në Jerusalem.
Netanyahu krahasoi Hamasin me nazistët dhe ISIS-in, duke theksuar se kjo luftë aktuale në Lindjen e Mesme është një “betejë për botën e lirë”.
“Ne kemi dy forca këtu. Njëra është një akt i ligë i udhëhequr nga Irani, i cili dëshiron ta kthejë Lindjen e Mesme në mesjetë. Forca tjetër është një forcë progresi dhe njerëzimi,” tha ai.
“Hamasi janë nazistët e rinj,” shton ai.
Sunak nga ana tjetër tha se ai mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe për të shkatërruar Hamasin.
“Unë e di që ju po merrni çdo masë paraprake për të shmangur plagosjen apo vrasjen e civilëve nga terroristët e Hamasit, të cilët kërkojnë të dëmtojnë ata,” tha kryeministri britanik.