Një grua dhe një person që ka ndërhyrë për ta shpëtuar janë plagosur me mjete të forta në Pazarin e Korçës dhe kanë përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe autori i identifikuar si Jonis Mazllëmi është shoqëruar nga policia.
Sipas uniformave blu, autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.