Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më të ndjekur për momentet. Pas fitores së “Big Brother VIP2”, ai mori vëmendje të jashtëzakonshme, teksa rrjetet e tij sociale numërojnë me qindra mijëra ndjekës.
Disa ditë më parë ai pati premierën e filmit të tij “Në kuadër të dashurisë”, ku rolin tjetër kryesor e ka ish-banorja e “BBVIP2”, Olta Gixhari.
Së bashku me aktorët e tjerë, ky film është duke u shfaqur në disa qytete, ku dje e kishte radhën Prishtina.
Por ajo që i ka bërë përshtypje është pikërisht veprimi i Luizit. Ai ka pikasur një fanse pa biletë dhe i ka kërkuar shoqëruesve që ta futin brenda.
“Ska biletë. Fute nanën Fetije se s’ka biletë. Ajo që është e fundit, të futet brenda se s’ka biletë. Aman” shprehet ai.
@aboutheartless cka ka tash ky? #muzikeshqip #fyppppppppppppppppppppppp #aboutsilentlover #luizejlli