19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 67-vjeçarja shqiptare, 3 të plagosur

Kryesoret

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali ku për pasojë ka humbur jetën një 67-vjeçare shqiptare.

Viktima mësohet se është Vilajete Sharka e cila humbi jetën në aksidentin e regjistruar përgjatë rrugës SP 85 që lidh Santa Croce Camerina me Scoglitti.

Sipas mediave italiane në këtë aksident janë përplasur dy makina, një “Toyota Yaris” dhe një “Fiat 500L”

Viktima bashkë me një tjetër shqiptare dhe një vajzë 10-vjeçare po udhëtonte me makinën tip Yaris.

Nga aksidenti janë plagosur 3 persona të tjerë të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ende po heton për zbardhjen e plotë e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit