Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Prishtinë ky dy persona ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur 3 të mitur.
Lajmin për ngjarjen dhe plagosjen e tre personave e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ngjarja mësohet se është regjistruar në lagjen Lakrishte dhe të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësorë.
“Të plagosurit janë të vitit 2006, 2006 dhe 2008, janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri ka plagë në dorë”, u shpreh doktori për mediat në Kosovë.
Plagosën tre persona, identifikohen dy autorët, policia në ndjekje të tyre
Burime për median kosovare, Indeksonline pohojnë se Arjanit Abdullahu dyshohet të ketë plagosur Blerat Gashin dhe Anuar Makollin.
Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes palëve.