Një gazetare e BBC-së u detyrua të linte transmetimin e drejtpërdrejtë në Izrael pas sirenave që paralajmëronin për një sulm të mundshëm me raketa.
Lyse Doucet, korrespondentja e BBC-së, po transmetonte raportin e saj nga Izraeli jugor kur sirenat filluan të paralajmëronin për një sulm të afërt nga Hamasi. Dikush jashtë kamerës dëgjohet duke bërtitur “ik, ik, ik, po vijnë raketat”.
Ajo dhe grupi i saj më pas shihen duke vrapuar nga vendi i ngjarjes drejt një Jeep-i të zi të parkuar aty pranë, përpara se transmetimi të ndërpritet.
The BBC’s Lyse Doucet just now abandoning her broadcast from Southern Israel during a suspected rocket attack pic.twitter.com/0udC1SvguS
— Julian Druker (@Julian5News) October 19, 2023