Sot Skënder Gjinushi mori mandatin e dytë në krye të Akademisë së Shkencave. Rivalë nuk kishte përballë, pasi ligji u ndryshua kastile për atë.
I vetmi zë publik kundër kësaj procedure të ndjekur ishte akademiku Artan Fuga. Zgjedhjet u zhvilluan pa praninë e mediave dhe Gjinushi mori 51 vota pro dhe 2 kundër.
Kryetari i rizgjedhur i Akademisë së Shkencave u shpreh se procesi ishte tërësisht demokratik. “Secili ka kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën.
Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e lirë, kur pengohet është problem. Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë” tha ai.