I arrestuar në 6 Qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Vangjush Dako ka dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar lirimin nga paraburgimi ku po mbahet në Durrës.
Gjykata e Parë dhe Apeli e refuzuan kërkesën për liri. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, një leje ndërtimi dhe punimet te shëtitorja e “Vollgës”.