Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:45 dy agjentë të policisë së Tiranës kanë ngjitur shkallët e selisë së PD-së duke iu drejtuar zyrës së Sali Berishës.
Por në holl janë pritur nga drejtori i kabinetit të Berishës, Akil Kraja dhe njëri nga juristët Ledio Nuraj që i kanë shoqëruar në një tjetër ambient jashtë syrit të kamerave, por jo në zyrën e ish-kryeministrit.
Dy efektivët, të krimit ekonomik dhe pastrimit të parave pritet që t’i dorëzojnë liderit të së djathtës vendimin e gjykatës së Posaçme, ndalimin e daljes jashtë vendit, bllokimit e pasaportës dhe detyrimin e paraqitjes sa herë ta thërrasë gjykata.
FOTO/ Tre agjentë e futën në mes! Momenti i arrestimit të dhëndrit të Berishës