-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta Izrael-Hamas, mundësi apo problem për Rusinë?

Kryesoret

Sulmi i grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit, ka shkatërruar iluzionin e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe ka nxitur një luftë që mund të formësojë ndikimin e fuqive të mëdha në rajon dhe më tej.

Se si do të ndikojë kjo do të varet në masë të madhe nga kohëzgjatja dhe kursi i luftës, përfshirë nëse organizata tjetër militante që ka mbështetjen e Iranit, Hezbollahu, do të hapë një front të dytë kundër Izraelit në veri, duke e zgjeruar konfliktin në Liban dhe potencialisht në Siri.

Një shpërthim që vrau qindra njerëz në një spital në Gazë më 17 tetor nxiti akuza të ndërsjella, duke rritur tensionet disa orë para se presidenti amerikan, Joe Biden, të arrinte në Izrael në vizitën që nënvizoi rreziqet për Lindjen e Mesme, Uashingtonin dhe botën.

Lufta e re mund të ndihmojë Kremlinin që të shpërqendrojë vëmendjen nga masakra që po shkakton në Ukrainë, duke pakësuar burimet ushtarake amerikane dhe duke forcuar narrativët kundër Perëndimit në Rusi, thanë analistët.

Por, një zgjerim i konfliktit Izrael-Hamas mund të tensionojë lidhjet e Moskës me Lindjen e Mesdhe dhe të rrezikojë ndikimin e saj në rajon.

Gjatë më shumë se dy dekada në pushtet, presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë hapa të rëndësishëm në rindërtimin e ndikimit të Moskës, të cilin e humbi kryesisht në shtetet myslimane në Lindjen e Mesme pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, por duke vendosur po ashtu raporte miqësore me Izraelin.

Por, Izraeli i sheh Sirinë dhe Iranin si kërcënime serioze të sigurisë së tij kombëtare dhe Putini ka forcuar lidhjet me të dyja këto shtete./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit