Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas takimit me pesëshen e diplomatëve ndërkombëtarë në Beograd, ka thënë se takimi ka qenë i vështirë.
“Takim i vështirë me të pestë diplomatët. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza,” ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
Vuçiç shton se ai “pret takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”.
I dërguari i BE-së Miroslav Lajçak dhe kolegu i tij amerikan Gabriel Escobar, të shoqëruar nga diplomatët më të lartë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, janë takuar më parë në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më pas kanë biseduar me Vuçiçin në Beograd.
View this post on Instagram