-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, dosja “Partizani” merr jehonë në mediat ndërkombëtare

Kryesoret

Akuzat ndaj ish-kryeminsitrti, Sali Berisha si dhe arrestimi i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për veç jehonës që kanë marrë në vendin tonë kanë krijuar bujë edhe në mediat ndërkombëtare të cilat kanë raportuar në lidhje me çështjen e aferës së ish-kompleksit Partizani.

“Reuters” në një artikull të publikuar të dielën i referohet Prokurorisë e cila pohoi se Berisha përdori ndikimin e tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 për të ushtruar presion “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”.

“Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë… Akuzat janë të pabaza dhe janë sulme të drejtpërdrejta politike të Edi Ramës kundër meje”, u tha Berisha gazetarëve të shtunën vonë. Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara ndaluan hyrjen e Berishës dhe familjes së tij duke thënë se si kryeministër ishte përfshirë në “akte korruptive si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar politikën e tij, aleatët dhe anëtarët e familjes së tij”, shkruhet në artikull.

Një tjetër artikull i ka kushtuar Associated Press cila ka ciatuar akuzat dhe të dhënat e dosjes së Prokurorisë mbi këtë aferë. Ajo bën një përmbledhje të akuzave të SPAK dhe reagimit të Berishës që akuzoi Ramën se qëndron pas kësaj çështjeje.

“Rama nuk i është përgjigjur menjëherë pretendimeve të Berishës” – shkruan “Associated Press”. Po ashtu medie të tjera si ABCNews-televizioni i njohur amerikan, japin detaje nga zhvillimet në Tiranë, duke pasqyruar si dosjen e SPAK, por edhe deklarimet e Sali Berishës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit